Gërlica Company sh.p.k me seli në Babush, Ferizaj shpall konkurs për një (1) pozitë
Inxhinier I Ndërtimtarisë - Konstruktiv
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM
Inxhinieri duhet të ketë mbaruar Fakultetin Bachellor ose Master, dega Konstruktiv.
Inxhinieri i ndërtimtarisë ka për detyrë mbikqyrjen e punëve në teren. Projektet i përkasin ndërtimit të ulët dhe të lartë pra, janë të ndryshme duke filluar nga ato rezidenciale apo industriale e deri te ato të infrastrukturës teknike si hidrocentrale, impiante trajtimi të ujërave, trafostacione, rrugë, etj.
Inxhinieri duhet të jetë i përgatitur që të merret me organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me projektin, paramasën, specifikimet teknike dhe standardet deri në çertifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit.
Planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
Identifikon rreziqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato udhëheqësit të kompanisë/menaxherit;
Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
Raporton në mënyre periodike (javore) te Administratori duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë në punishte;
Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disciplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
Dërgoni CV'n në email adresën gerlica_company@hotmail.com