KONKURS PUNE
• INXHINIER I TEKNOLOGJISË USHQIMORE
Vendi: Fabrika e Mishit
Përgjegjës për kualitetin e prodhimit, hulumtimin dhe futjen në treg të prodhimeve të reja si dhe siguron që prodhimi është në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e rregullatorëve.
Përgjegjësitë:
• Kualiteti i produktit
• Sigurohet që lënda e parë e pranuar është sipas kualitetit të kërkuar;
• Sigurohet që mbajtja e lëndës së parë bëhet sipas kushteve të kërkuara;
• Sigurohet që procesi i përpunimit dhe prodhimit të lëndës së parë bëhet sipas standardeve më të larta, duke përfshirë këtu pastërtinë dhe metodologjinë e përpunimit;
• Sigurohet që mbajtja e produkteve të gatshme bëhet nën kushtet e kërkuara sipas standardeve më të larta;
• Sigurohet se gjendja e ambienteve të fabrikës, pajisjeve dhe mjeteve të punës plotëson kërkesat e kërkuara të higjienës dhe temperaturave.
• Zhvillimi i produkteve
• Hulumton dhe zhvillon produkte të reja bazuar në kërkesat e departamentit të shitjes;
• Krijon procedura standarde të testimit dhe certifikimit të produktit;
• Sigurohet se cilësia e produktit të jetë në kontinuitet sipas normave të kërkuara duke ruajtur për- bërjen, ngjyrën dhe shijen.
• Çështjet teknike
• Krijon procedura standarade (SOP) për të gjitha fazat e prodhimit, duke përfshirë edhe mbajtjen e lëndës së parë dhe produkteve të gatshme në depo;
• Optimizon proceset e prodhimit në kuptim të kursimit te kohës, energjisë dhe humbjeve të lëndës së parë;
• Sigurohet që procesi i prodhimit po dokumentohet në të gjitha fazat e tij:
• Zhvillon dhe trajnon stafin tjetër teknik që merr pjesë në procesin e prodhimit.
Kualifikimet:
• Të ketë 5 vite përvojë pune në industrinë e përpunimit të mishit dhe së paku 3 vite përvojë pune në një pozite kyçe në procesin e përpunimit të mishit;
• Të njoh standardet e sigurisë ushqimore dhe legjislacionin përkatës;
• Të ketë certifikime specifike për industrinë e përpunimit të mishit ose kualifikime tjera akademike (Diplomë në teknologjinë ushqimore apo fusha të ngjashme)
Aplikimi:
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com ose në linkun e më poshtëm https://vivafresh-rks.com/aplikimet/apliko-per-fabrike-te-mishit/.
I hapur deri 15.11.2024
Aplikoni: Shpallja ka skaduar