Kameramanë

Agjencia e Lajmeve “Ekonomia Online” (www.ekonomiaonline.com) shpall konkurs për DY KAMERAMANË, me orar të plotë, në zyrën në Prishtinë.


Detyrat:

  • Xhirimi i aktiviteteve të ndryshme mediale dhe storjeve për Ekonomia Online, në bashkëpunim me gazetarët/redaktorët.
  • Angazhime të tjera në kuadër të pozitës së punës, sipas kërkesës së përgjegjësve.


Aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri për mënyrën e funksionimit të kamerave digjitale dhe montazhit
  • Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në medie
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal
  • Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe fleksibilitet në kryerjen e detyrave
  • Vullnet për të mësuar dhe për t’u avancuar vazhdimisht


Dërgoni një biografi të shkurtër (CV) në ekonomia.online@gmail.com

Afati i fundit për aplikim është data 30.01.2020

Punësimi planifikohet të nisë nga 01.02.2020. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistim. CV-ja juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

 

Shpallja ka skaduar