Arkitekt/e në sektorin e kuzhinave

Lesna Max
E skaduar

 

KONKURS

“LESNA MAX“ Prishtinë, me lokacion në Magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë,  Rr. Elez Berisha Nr.4,  shpall konkurs për pozitën:

  •         1  Arkitekt/e në sektorin e kuzhinave

 

Detyrat:

- E bën planifikimin, prezentimin, skicimin, matjet në teren dhe shitjen e kuzhinave,

- Kujdeset për shërbimin ndaj konsumatorëve dhe porosive të pranuara, prezenton mallin e  ekspozuar blerësve,

- Mbanë kontakte me prodhuesit, organizon ambijentin e shitjes në sallon, i mirëmban dhe 

   i  dizajnon eksponatet në sallon,

- Kryen edhe punë të tjera në bazë të kërkesave të cilat  konsiderohen të lidhura me profesion.

Kushtet:

   -  Diplomë e Fakultetit  të Arkitekturës, 

   -  Përvoja e punës në lëmi të përafërta konsiderohet përparësi,

   -  Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe mvetësi të shkallës së lartë në punë, 

   -Njohja e gjuhëve të huaja do të konsiderohet përparësi,

   -Njohja e programeve kompjuterike e domosdoshme,

   -Posedimi i patent shoferit konsiderohet përparësi,

 

Të gjithë të interesuarit për këto pozita, aplikacionet munden me i tërhjekë në administratën e Qendrës Tregëtare “Lesna“ në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, Rr.Elez Berisha nr.4, ku do të dorëzohen të plotësuara së bashku me CV-të e tyre, dokumentet përcjellëse, dhe një fotografi e aplikuesit. Aplikacioni mundet të mirret edhe në e-mail adresën: konkurs.lesna@gmail.com. dhe pastaj i plotësuar të kthehet në mail adresën e njejtë.

Për informata shtesë mund të informoheni  në nr. e tel: 045 12 40 40

Data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve është   25.05.2022  ora 16:00.

 

Shpallja ka skaduar