Konsulent i shitjes IQOS

Expanda SHPK
E skaduar

EXPANDA ËSHTË NË KËRKIM TË ENTUZIASTËVE TË RINJ QË KANË NJË MUNDËSI TË JASHTËZAKONSHME PËR T'U BASHKUAR ME NJË EKIP QË VAZHDIMISHT PO PËRPARON DHE PO RRITET!
 

KONSULENT I SHITJES IQOS

Lokacioni: Strugë

Expanda SHPK është një kompani udhëheqëse e shpërndarjes në Maqedoni dhe shpërndarësi ekskluziv i Philip Morris KDP që nga viti 2014. Ekipi ynë i suksesshëm përbëhet nga punonjës që kanë njohuritë, aftësitë dhe aspirojnë të punojnë në ekip dhe të vendosin standarde të larta në kompani me rezultatet e tyre. Aktualisht jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për t'u bashkuar me ekipin RRP të shitjeve të pajisjeve IQOS™/Lil në kategorinë e produkteve me rrezik të ulët të kompanisë Philip Morris International.

 

Çfarë paraqet IQOS™?

IQOS™ është një produkt revolucionar i kompanisë Philip Morris International i cili, ndryshe nga cigaret e zakonshme që djegin duhanin, punon mbi parimin e ngrohjes së duhanit. Për më shumë informacion rreth produktit, vizitoni faqen e internetit www.pmiscience.com/our-products/platform1

 

Si Konsulent i shitjes IQOS do të jeni përgjegjës për:

• Edukimin në terren të duhanpirësve të rritur rreth IQOS™; 

• Zhvillimin e një strategjie shitjeje së bashku me një ekip mbikëqyrësish;

• Shitje të pajisjeve IQOS™/Lil dhe produkteve të tjera të lidhura me to në përputhje me planin e shitjes;

• Menaxhimin e kërkesave dhe përmirësimin e kënaqësinë së klientit;

• Mundësimin e mbështetjes së klientit për blerësit e pajisjeve IQOS™/Lil;

 

Nëse jeni:

• Komunikues, bindës dhe i/e orientuar drejt nevojave të konsumatorit;

• Të orientuar drejt realizimit të rezultateve, të organizuar dhe të strukturuar në punë;

• Të orientuar drejt inovacioneve dhe teknologjive të reja;

• Të orientuar nga ekipi me dëshirën për të punuar në një mjedis dinamik.

• Të motivuar për punë në terren.

 

Dhe keni:

• Të paktën shkallë IV profesionale (preferohet një diplomë universitare);

• Njohje të gjuhës angleze (niveli bazë i aftësisë);

• Njohuritë e MS Office (niveli bazë i njohurive);

• Patentë shoferi të kategorisë B (shofer aktiv i detyrueshëm);

• Përvojë në shitje ose në marketing (preferohet në shitje me pakicë).

 

Ne ju ofrojmë:

• Kushte të shkëlqyera të punës, mjedis inovativ dhe zhvillim në një ekip dinamik;

•Paga neto mujore prej 33.800 MKD + bonus mujor deri në 19.000 MKD, me mundësi  për të ardhura shtesë atraktive.

• Orari i punës: 40 orë në javë, prej të hënën deri të premten.

 

Aplikoni duke dërguar biografinë tuaj personale në e-mail: aleksandra.pavlovska@expanda.com.mk.

Afati i paraqitjes së aplikimeve është deri në 21.03.2025

 

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet brenda afatit ligjërisht të detyrueshëm në varësi të numrit të aplikantëve

 

Shpallja ka skaduar