Thirrje për aplikim për vendin e punës - Kontabilist dhe Administrator i Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe të Rriturve në Pejë
Organizata gjermane me veprimtari në Kosovë, Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes eV (DVV International), shpall thirrje të hapur për aplikim për vendin e punës: Kontabiliste dhe Administratore për Qendrën për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë , e cila do të funksionojë në kuadër të OJQ-së - Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Pejë (KVRL-Pejë) në objektin e Qendres Rinore-Pejë . Kontrata e punës do të jetë prej 01.07.2024 deri më 31.12.2024. Thirrja për aplikim mbetet e hapur nga dita e publikimit deri më 10.06.2024.
Orari i punës do të jetë 5 ditë në javë / 6 orë në ditë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 620.00 euro bruto.
Detyrat e pritura të punës për pozitën në fjalë janë:
Organizimi i takimeve/eventeve dhe menaxhimi i kalendarit për menaxherin e Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë;
Monitorimi i listave të pjesëmarrësve në trajnime/kurse dhe evente të tjera të organizuara nga (KVRL-Pejë);
Përgatitja e materialeve të punës për pjesëmarrësit, trajnerët, drejtuesit e kurseve, seminaret dhe administrimin (kopje, skedarë, mjete moderimi, pajisje teknike, etj.);
Kontrollimi dhe përpunimi i pagesave, si dhe monitorimi i përpunimit të transfereve
Mbajtja e shënimeve të pagesave, rrjedhës së parasë së gatshme dhe protokollit të inventarit të parasë së gatshme, dhe ofrimi i raporteve mujore të bilancit të parasë së gatshme për Drejtorin e OJQ-së KVRL-Pejë.
Përgatitja e të gjitha dokumenteve përkatëse për kontabilitetin financiar mujor dhe vjetor (lista e seminareve, listat e inventarit, certifikatat e transfereve, aprovimet, kontratat, etj.);
Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore të Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë, përkatësisht OJQ- KVRL-Pejë;
Mbështetja e menaxherit të Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë në planifikimin vjetor të buxhetit dhe të gjitha detyrat e tjera të lidhura me projektin në fushën e planifikimit financiar dhe kontabilitetit;
Mirëmbajtja dhe përditësimi i ueb faqes dhe rrjeteve sociale të KVRL-Pejë;
Krijimi i artikujve në dy gjuhë për ueb faqen dhe rrjetet sociale (shqip dhe anglisht);
Menaxhimi, komunikimi dhe marrëdhëniet me median;
Përgatitja e konferencave për shtyp nëse është e nevojshme gjatë zbatimit të aktiviteteve së Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë
Detyrat e tjera që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve/aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit të Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë në përputhje me Drejtorin e OJQ-së KVRL-Pejë.
Dokumentet e kërkuara për aplikim;
CV personale (në anglisht) dhe letër referimi nga punëdhënësit e mëparshëm;
Diplomë universitare - të paktën niveli Bachelor;
Dëshmi pune për të paktën 3 vite përvojë në fushën e administratës dhe financave;
Zotërim i njohurive të dëshmuara për përvojën e tyre arsimore-edukative në komunitet;
Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze është esenciale (njohja e gjuhëve të tjera zyrtare në Komunën e Pejës është avantazh).
Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozitë janë të detyruar që fillimisht të dërgojnë një CV-të personale në gjuhën angleze, së bashku me një foto, me email në adresat: ralija@dvv-international-ks.org; vullnet.gusia@rks-gov.net dhe kvrl.peja@gmail.com.
Pas analizimit dhe përzgjedhjes së CV-ve të pranuara, ne do të organizojmë intervista me të paktën tre aplikantë (të përzgjedhur për listën e ngushtë).
Të gjithë personat e ftuar për intervistë duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin origjinal për të demonstruar kualifikimet e tyre dhe përvojën e mëparshme gjatë intervistave.
Shpallja ka skaduar