Viva Fresh Store
KONKURS PUNE
QENDRA E LOGJISTIKËS - LIPJAN
KONTROLLER (PRANIM OSE NGARKIM TË MALLRAVE)
DETYRAT KRYESORE:
Pranimi i Mallrave:
• Verifikimi i saktësisë së dokumenteve shoqëruese, përfshirë faturat dhe listat e paketimit.
• Inspektimi vizual i mallrave të pranuara për të identifikuar çdo dëmtim ose mospërputhje me porositë.
• Koordinimi me departamentin për të adresuar çdo problem me porositë e pranuara.
• Regjistrimi i mallrave të pranuara në sistemin e menaxhimit të inventarit.
Ngarkimi i Mallrave:
• Ngarkimi i mallrave në mjetet transportuese për të siguruar që çdo ngarkesë të jetë e saktë dhe në përputhje me urdhrat e dërgesës.
• Përdorimi i pajisjeve pirunar elektrik (forklift) për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave nga mjetet transportuese.
• Koordinimi me ekipet e distribuimit dhe transportit për të siguruar që ngarkesa të jetë gati për transport në kohë.
Kualifikimet:
• Përvojë e mëparshme në logjistikë ose role të ngjashme.
• Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës dhe organizimin.
• Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur problemet në mënyrë efektive.
• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
• Njohuri të përdorimit të sistemeve dhe teknologjive të ngjashme.
Çfarë ofrojmë:
• Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë.
• Ushqim dhe transport vajtje-ardhje.
• Sigurim Shëndetësorë.
• Trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin profesional.
• Mundësi për avancim brenda kompanisë.
• Mjedis pune miqësor dhe mbështetës.
Apliko:
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com ose kliko në linkun e mëposhtëm: https://vivafreshrks.com/aplikimet/aplikimi-i-pergjithshem/ ose kontakto në numrin 049 998 442
(E Hënë deri të Premten nga ora 08:00-16:00)