Koordinator i Degës

Credica LLC
E skaduar

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitën:

Koordinator i Degës (Mitrovicë)

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të koordinojë, përkrahë dhe motivojë kolegët e degës;
  • Të planifikojë dhe koordinojë vizitat te klientët bashkë me kolegët e degës;
  • Të komunikojë në mënyrë efektive me menaxhmentin e lartë duke shkëmbyer informata për praktikat me efektive, mundësitë për zhvillimin dhe nevojat e kompanisë;
  • Të adresojë në mënyrë të shpejtë ankesat e klientëve dhe të kolegëve;
  • Të menaxhojë degën në mënyrë të ndershme duke zbatuar standarde te larta etike;
  • Përgjegjës për gjithë inventarin e degës duke përfshirë edhe veturën;
  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëjë vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Punë dhe detyra tjera të përcaktuara nga menaxhmenti i lartë.

 

Kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
  • Eksperiencë pune për 2 ose më shumë vite në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe/ ose aplikacioneve tjera;
  • Të posedojë patentë shoferi të kategorisë “B”.

 

Të dhënat:

Pozitat:                      Koordinator i Degës.;

Vendndodhja:          Mitrovicë;

Udhëtime pune:      Po, brenda vendit;

Kontrata:                   Sipas Ligjit të Punës;

Paga:                           Konkurruese;

Aplikimet mbyllen: 2 Shkurt 2023.

 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:  hr@credica.org  

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar