Koordinator i Logjistikës

AZTECH
E skaduar

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 19 (nëntëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Vushtrri. 

Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë shitës me orar të plotë;  


Koordinator i Logjistikës 


Detyrat dhe përgjegjësitë:   

• Mbikëqyrja e të gjitha operacioneve zinxhirëore të furnizimit. 
• Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kompanitë e transportit dhe koordinimi me agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallit duke pas parasysh afatet kohore. 
• Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me furnizuesit dhe transportuesit. 
• Përcjellja e gjendjes së furnizimeve që nga momenti i pranimit të mallit në depon kryesore e deri në dërgimin e tij në pikat e shitjes.  
• Siguron ekzekutimi të aktiviteteve të transportit në përputhje me të gjitha kërkesat e shërbimit ndaj klientit si në aspektin kohorë dhe kualitativë  
• Përgatit raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara.  
• Identifikoni në mënyrë aktive mundësi për të ulur koston e transportit. 
• Përgjegjës për raportimin e gjendjes së automjeteve të kompanisë si dhe planifikimin rreth përmbushjes së kërkesave të aktiviteteve të rregullta logjistike. 
• Kryen të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e automjeteve. 
• Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.  


Kualifikimet:  

• Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,  
• Preferohet së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante,  
• Të jetë metodik, fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve,  
• Njohuri shumë të mira në kompjuter (paketën MS Office),  
• Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B),   
• Kërkohet njohja e Gjuhës Angleze. .  

Ne ofrojmë:  
• Orar fleksibil të punës,   
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,   
• Mundësi reale të zhvillimit profesional,  
• Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe 
• Pagë konkurruese. 

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/    

Afati për aplikim deri me datë: 14.02.2020
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shpallja ka skaduar