Koordinatore e projekteve dhe financimit

Organizata gjermane e cila vepron në Kosovë - Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes e.V. (DVV) , në tekstin e mëtutjeshëm - DVV International , shpall konkurs për poziten – Koordinatore e projekteve dhe financimit (përparësi kanë personat e gjinisë femrore),për intervalin kohor 01.03.2023 deri me 31.12.2023 , me mundësi vazhdimi të kontratës edhe gjatë vitit 2024. Konkursi mbetet i hapur nga dita e publikimit të tij në mediat elektronike në Kosovë , deri me daten 23.02.2023 . Orari i paraparë i punës është 30 orë në javë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 815.32 EUR netto . Detyrat e parapara të punës janë; 


1. Koordinimi i Projekteve; 

  • Koordinimi dhe përgatitja e përmbajtjes së takimeve në bashkëpunim me akterët relevant shtetërorë të Arsimit për të Rritur- ARr (ALE), ofruesit dhe organizatat e shoqërisë civile dhe ofrues tjerë të ARr në Kosovë, për zhvillimin e mëtutjeshëm të Rrjetit të ri të ARr (ALE NK) në Kosovë;
  • Përgatitja dhe      zbatimi i vizitave studimore , trajnimeve , dhe udhëtimeve tjera lobuese dhe sensibilizuese për partnerët e DVV International nga Kosova në eventet ndërkombëtare të ARr , dhe koordinimi i masave të tjera kombëtare të ARr (ALE) në Kosovë;
  • Organizimi i takimeve dhe grupeve të punës në bashkëpunim me organizatat partnere;
  • Mbledhja e informacionit përkatës dhe shembujve të praktikave më të mira dhe publikimi i tyre ne faqen zyrtare te DVV International në Kosovë;
  • Krijimi i botimeve për ARr (ALE) në gjuhën shqipe dhe angleze (ndonjëherë edhe në gjuhë të tjera të huaja);
  • Përgatitja e konceptit dhe përmbajtjes për aktivitetet kombëtare të Lobimit për ARr (konferenca, Seminare, tryeza debati, etj.) ;
  • Prezantime dhe komunikim me institucionet, partnerët dhe pjesëmarrësit përkatës të ARr në Kosovë;
  • Mbështetja e drejtorit të vendit në përgatitjen e planeve dhe raporteve: raporteve gjashtëmujore, raporteve vjetore dhe planeve për Kosovën ;
  • Prezenca në ngjarje të rëndësishme në Kosovë dhe në evente të ndryshme jashtë vendit.



2. Pregaditja e aplikacioneve për financimin e ARr në Kosovë nga palët e treta; 

  • Zhvillimi i skemës ( planit të brendshëm ) për financimit nga palët e treat;
  • Përgatitja e koncepteve dhe aplikacioneve për fonde shtesë dhe dorëzimi i tyre tek organizata te ndryshme donatore (EU, etj.) në bashkëpunim dhe dakordim me Drejtorin e zyres DVV International në Kosovë;
  • Shkëmbim i informacioneve për aplikim për fonde shtesë tek institucionet partnere të interesuara; caktimi i opsioneve të financimit, përgatitja e së paku 3 aplikacioneve për projekte (së paku 1 në vit) në periudhën 2023-2024 ; 

     

Dokumentet e nevojshme për aplikim 

  • Kopja e letërnjoftimit ;
  • CV-personale (në gjuhën angleze) dhe dëshmi të performances nga pervojat e mëparshëme;
  • Diplomë Universitare ( Bachelor ose Master – përparesi kanë shkencat sociale;
  • Njohja e mirë e gjuhes angleze eshte e domosdoshme ;
  • Të gjitha të interesuarat për këtë pozitë të punës, obligohen që paraprakisht të dërgojnë dokumentacionin personal ( te skenuar ) permes postes elektronike ne e-mail adresen ralija@dvv-international-ks.org . Pas analizimit dhe selektimit të dokumentacionit të pranuar Zyra DVV International në Kosovë, do të organizoj intervistimin e së paku tre aplikueseve (të integruara në listen e ngushtë ) për poziten e specifikuar më lartë.

Shpallja ka skaduar