Organizata gjermane e cila vepron në Kosovë - Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes e.V. (DVV International), shpall të hapur thirrjen për aplikim për poziten e punës: Llogaritare dhe Administratore, e Qendrës Rinore dhe Arsimit për të Rritur në (QRARr) në Prizren e cila do të veproj në kuadër të OJQ THY.
Kontrata e punës do të jetë nga 01.10.2023 deri më 31.12.2024. Thirrja për aplikim mbetet e hapur nga dita e publikimit deri më datën 29.09.2023. Orari i punës do të jetë 5 ditë në javë / 6 orë në ditë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 620.00 EUR bruto.
Detyrat e parapara për pozitën në fjalë janë:
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Të gjithë/a të interesuarit/rat për këtë pozitë pune, obligohen që paraprakisht të dërgojnë një CV-personale në gjuhën angleze / me foto përmes postës elektronike:
ralija@dvv-international-ks.org dhe info@ojqthy.org me subjekt “Aplikim pune – Llogaritare dhe Administratore. Pas analizimit dhe selektimit të CV-ve të pranuara – përfaqësuesi i DVV International në Kosovë, së bashku me përfaqësuesin e OJQ THY do të organizojnë intervistimin e së paku tre aplikuesve (të përzgjedhur për listen e ngushtë).
Personat të cilët do të ftohen në intervistim, duhet të marrin me vehte tërë dokumentacionin origjinal, për të dëshmuar njohurit dhe përvojën e tyre paraprake gjatë intervistimit.
Apliko për këtë pozitë