Menaxher i Depos

Përshkrimi

Në emër të klientit tonë, jemi në kërkim të një menaxheri efektiv të deposë për të drejtuar operacionet e pranimit, deponimit, selektimit dhe shpërndarjes. 

Kandidati i suksesshëm do të mbikëqyr pranimin, ruajtjen, afatet, ngarkesat e vlerave dhe porosive duke u kujdesur të mos krijojë OOS (out of stock) mbetjen pa furnizime, ose OS (over stok) stoqe të tepruara.

Cka kërkohet nga ju? Ju duhet të jeni në gjendje të siguroni se synimet e produktivitetit dhe punës ekipore janë arritur dhe se të gjitha proceset e depove po shkojnë mirë dhe shpejt.

 

Përgjegjësitë

  • Të menaxhoni në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë 
  • Të mbikëqyrni operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes 
  • Të jeni në kohë dhe siguroni përdorim efikas të hapësirës 
  • Inicimi, koordinimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave optimale operative 
  • Respektoni të gjitha kërkesat e deponimit, trajtimit dhe transportit të produkteve (kryesisht ushqimore)
  • Kujdesi i standardeve të shëndetit, higjienës dhe sigurisë 
  • Të menaxhoni kontrollin e stokut dhe barazoni me sistemin e ruajtjes së të dhënave 
  • Planifikoni ndrimet e punonjësve, caktoni detyra dhe vlerësoni rezultatet 
  • Prodhoni rregullisht raporte dhe statistika (raporti i statusit IN / OUT, raporti i produkteve të dëmeve) 

 

Kërkesat 

  • Përvojë e dëshmuar e punës si menaxher i depose/ve 
  • Aftësi e dëshmuar për të zbatuar nisma për përmirësimin e procesit 
  • Njohuri të thella për çështjet e ndërlidhura me Indikatorët e Performancës (KPI)
  • Aftësi në menaxhimin e punonjësve
  • Aftësi për vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi 
  • Shkollimi; E preferuar diploma universitare por jo mandatore, ekuivalencë me 5 vite përvojë pune

 

Çka ofrojmë? 

  • Kontratë pune 
  • Ambient pune professional
  • Pagë konkuruese në tregun e Kosovës
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Bonuse dhe incentive bazuar në performancë
  • Pagesë të kontributeve pensionale

 

Shënim; Gjatë aplikimit (CV) luteni të bashkangjitni edhe një fotografi, si dhe letrën motivuese duke theksuar se cka ju bën të suksesshëm në loopusconsulting@gmail.com 

Vetëm aplikuesit e suksesshëm do të ftohen në intervistë

Shpallja ka skaduar