Menaxher i Financave

Menaxher i Financave drejton dhe menaxhon aspektet financiare të kompanisë duke mbajtur përgjegjësi të gjera financiare, përfshirë menaxhimin e buxhetit, analizën financiare, raportimin për mbikëqyrësit dhe përgatitjen e planeve afatgjate financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Monitorimi dhe kryerja e operacioneve financiare të përditshme brenda kompanisë (lista e pagave, faturimi dhe transaksione të tjera).
  • Mirëmban sistemin e kontabilitetit
  • Përgatit raporte financiare dhe interpretoni informacionin financiar për stafin menaxherial sipas nevojës
  • Përgatit parashikimet financiare
  • Analizon të ardhurat, shpenzimet, flukset monetare dhe bilancet
  • Siguron pajtueshmërinë me politikat e kontabilitetit dhe kërkesat ligjore 
  • Bashkëpunon me auditorët e jashtëm dhe bankat
  • Bashkëpunon me departamente të tjera të kompanisë, për të diskutuar planet e kompanisë dhe për te rënë dakord për rrugët e ardhshme që duhen ndjekur
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit vjetor dhe periodik.
  • Identifikon mundësitë për përmirësimin e efikasitetit financiar dhe sugjeron i veprimet korrigjuese.

Kualifikimet dhe Shkathtësitë:

  • Diplome universitare e preferuar Master në Ekonomi, Financa, ose një fushë të ngjashme.
  • Kualifikimi profesional si kontabilist i Certifikuar konsiderohet avantazh
  • Përvojë pune si Menaxher Financiar, Kontrollor Financash, ose një rol i ngjashëm për të paktën 4 vite.
  • Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme, njohja e gjuhës gjermane është përparësi;
  • Njohuri të thella të ligjeve, rregulloreve financiare dhe kontabilitetit.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të prezantuar informacionin financiar në një mënyrë të kuptueshme.
  • Njohuri pune në softuerë të ndryshëm financiar 
  • Njohuri të avancuara në MS Excel.

OFROJMË

  • Kontratë afatgjate dhe punë të sigurt;
  • Pagë konkurruese;
  • Klimë pozitive në punë me theks të veçantë tek puna dhe bashkëpunimi ekipor;
  • Trajnime brenda dhe jashtë vendit;
  • Sigurim shëndetësor;

PROCEDURA E APLIKIMIT

Besojmë se e kemi ngjallur interesimin tuaj?! Atëherë......

  • Për të aplikuar për këtë mundësi atraktive punësimi, ju lutemi plotësoni formularin për aplikim duke bashkangjitur dhe CV-në tuaj.
  • Pas shqyrtimit të dokumentacionit, në fazat tjera të rekrutimit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. 

Shpallja ka skaduar