Menaxher i Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe të Rriturve në Pejë

Thirrje për aplikim për vendin e punës - Menaxher i Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe të Rriturve në Pejë

 

Organizata gjermane me veprimtari në Kosovë, Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes eV (DVV International), shpall thirrje të hapur për aplikime për vendin e punës Menaxher i Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë.

Kjo qendër do të funksionojë në kuadër të OJQ-së - Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Pejë (KVRL-Pejë). Kontrata e punës do të jetë nga 01.07.2024 deri më 31.12.2024. Thirrja për aplikime mbetet e hapur nga data e publikimit deri më 10. 06. 2024. Orari i punës do të jetë 5 ditë në javë / 6 orë në ditë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 1000.00 euro bruto.

 

Detyrat e pritura të punës për pozitën në fjalë janë:

 

Përfaqësimi i interesave të Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe të Rriturve në Pejë, përkatësisht OJQ-së KVRL-Pejë, pranë organeve të qeverisjes lokale në Pejë, OJQ-ve, OSHC-ve, organizatave për bashkëpunim zhvillimor, delegacioneve të donatorëve në terren dhe autoriteteve publike të të gjitha llojeve, në koordinim dhe marrëveshje me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ-së KVRL-Pejë;

Planifikimi, menaxhimi dhe raportimi tek Drejtori Ekzekutiv i KVRL-Pejë dhe DVV International - zyra në Kosovë, për të gjitha projektet/aktivitetet e Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) dhe kontratat e nënshkruara nga DVV International në Kosovë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Komunës së Pejës dhe OJQ-ja KVRL Pejë;

Përgjegjësia e përgjithshme financiare dhe administrative për Qendrën për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë, në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ-së KVRL- Pejë, në aspektin e rrjedhës së parasë së gatshme, monitorimit të buxhetit dhe zbatimit të të gjitha rregulloreve specifike (regjistrimi, ligji i punës, pagesat sociale, tatimet, sigurimet, etj.);

Roli i mbikëqyrësit në çështjet disiplinore dhe/ose të veçanta për personelin e zyrës dhe mirëmbajtja e rrjeteve dhe shkëmbimi i njohurive specifike në komunën e Pejës dhe më gjerë, si dhe zhvillimi strategjik i punës, duke përfshirë hulumtimin dhe zhvillimin e metodologjive të projektit ndërmjet donatorëve;

Komunikim i rregullt me drejtorin e zyrës lokale të DVV International në Kosovë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Komunës së Pejës dhe në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të KVRL-Pejë, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e projekteve dhe stafin e Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë

Detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së KVRL-Pejë.

 

Dokumentet e kërkuara për aplikim;

• CV personale (në anglisht) dhe letër referimi nga punëdhënësit e mëparshëm;

• Diplomë universitare (të paktën Master).

• Dëshmi pune për të paktën 3 vjet përvojë në fushën e menaxhimit në edukim;

• Dëshmi pune për të paktën 3 vjet përvojë në fushën e Arsimit të të Rriturve / Të nxënit gjatë gjithë jetës, ose edukimit në komunitet;

• Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze është esenciale (njohja e gjuhëve të tjera zyrtare në Komunën e Pejës është avantazh);

Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozitë janë të detyruar që fillimisht të dërgojnë një CV personale në gjuhën angleze, së bashku me një foto, me email në adresat: ralija@dvv-international-ks.org; vullnet.gusia@rks-gov.net dhe kvrl.peja@gmail.com. Pas analizimit dhe përzgjedhjes së CV-ve të pranuara, ne do të organizojmë intervista me të paktën tre aplikantë (të përzgjedhur për listën e ngushtë). Të gjithë personat e ftuar për intervistë duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin origjinal për të demonstruar kualifikimet e tyre dhe përvojën e mëparshme gjatë intervistave.

 

Shpallja ka skaduar