Menaxher të Shitjes

Telegrafi
E skaduar

Telegrafi hap konkurs për (3) Menaxher të Shitjes  

Përtej botës së informimit të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përçimit të lajmit në mënyrë të saktë e të shpejtë, Telegrafi është super-brendi shqiptar që në themelet e veta shquhet nga inovacioni dhe etja për t’u bërë pjesë e trendeve më bashkëkohore.

Si rrjedhojë, rëndësi të veçantë i kushtojmë suksesit të klientëve tanë të cilëve ua ofrojmë platformat më të fundit globale për promovimin e shërbimeve apo produkteve, si dhe për rritjen e shitjeve dhe fuqizimin e brendit.

Pas rritjes së kërkesës së bizneseve për t’u bërë lider në fushën digjitale përmes Telegrafit, departamenti jonë i Shitjes hap konkurs për tre (3) pozita të reja – Shitje & Marketing.

Pozita/titulli zyrtar i punëmarrësit është:

  1. Menaxher i Shitjes
     

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen aktivitete shitjesh, duke përfshirë identifikimin, negocimin, ofertimin dhe finalizimin e shitjeve.
  • Shqyrton progresin e shitjeve dhe parashikon flukse vjetore, mujore dhe tremujore të klienteve.
  • Ndjek dhe zhvillon plane specifike për të identifikuar klientët potencialë.
  • Përgatitë propozime, negocion dhe harton kontrata të reja të klientëve, si dhe administron kontrata në përputhje me politikat e kompanisë dhe kërkesat ligjore.
  • Ne bashkepunim me eproret ndihmon në formulimin e politikave, praktikave dhe procedurave të shitjes.
  • Bashkëpunon në zhvillimin e strategjive të shitjes për qëllime të përmirësimit të pjesës së tregut në të gjitha linjat e shërbimit.
  • Kryen detyra të tjera relevante, të caktuara nga eprorët.
     

Aftësitë dhe Kualifikimet:

  • Kandidatët duhet të kenë te paktën të kryer shkollimin e mesëm ,diploma universitare është një përparësi;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze
  • Komunikativ/e dhe i besueshëm/e gjatë kontaktit me blerës;
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe e pakos Office;
  • Mbron vlerat e kompanisë duke e mbajtur informacionin konfidencial.
  • Aftësi analitike për të kuptuar tregun dhe për të identifikuar mundësi të reja
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe planifikimi
  • Mosha e preferuar 25-35 vjeç
     

Ju përfitoni:

  • Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
  • Anëtarësim falas në palestër
  • Voucher falas për analiza dhe diagnostifikme shëndetësore
  • Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
  • Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
  • Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet)
     

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën marketing@telegrafi.com [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR POZITËN MENAXHER I SHITJES].

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar