Menaxher/e Gjeneral/e

Kids Galaxy
E skaduar

MENAXHER/E GJENERAL/E     


Përshkrimi

Si pozitë shumë e rëndesishme e kompanisë ky rol ka përgjegjësinë për mbikqyrjen e operimeve ditore brenda kompanisë në përputhje me strategjinë afatgjate të kompanisë.

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Mbikëqyrë dhe kontrollon operimet e brendshme të kompanisë.
  • Drejton dhe motivon stafin duke avancuar angazhimin e tyre drejt një ekipi me performancë të lartë
  • Drejton me shembullin personal dhe inkurajon të gjithë punonjësit që të kryejnë aktivitetet e tyre në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi dhe standardet dhe politikat e Kompanisë
  • Zhvillon iniciativa dhe propozime për përmirësimin e efikasitetin të operimeve të kompanisë në të gjitha departamentet
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e biznesit për t'u siguruar që ato prodhojnë rezultatet e dëshiruara dhe janë në përputhje me strategjinë dhe misionin e përgjithshëm
  • Rishikon raportet financiare dhe jofinanciare për të gjetur zgjidhje ose përmirësime
  • Zbaton respektimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur ligjshmërinë e kompanisë dhe etikën e biznesit
  • Përgjegjës për punësimin dhe rekrutimin e personelit të duhur në bazë të planit dhe zhvillimit të kompanisë si dhe dhënien e udhëzimeve korrekte të punësuarve të rinj;
  • Analizon situatat dhe dukuritë problematike brenda ekipit dhe ofron zgjidhje për të siguruar qëndrueshmërinë dhe rritjen e kompanisë.


Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diplomë universitare në Menaxhment, Ekonomi, ose Financa
  • Minimum 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale
  • Njohuri të thella të financave dhe funksioneve operative të biznesit
  • Një mentalitet sipërmarrës me aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe drejtuese
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi


Të gjithë të interesuarit për aplikim të dërgojnë CV në email: kidsgalaxy.ks@gmail.com

Data e mbylljes se konkursit 23.06.2023

Shpallja ka skaduar