Menaxher/e Marketi, Department Menaxhere, Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e

Viva Fresh Store
27 ditë të mbetura

KONKURS PUNE 
• MENAXHER/E MARKETI; 
• DEPARTMENT MENAXHER/E; 
• PRANUES MALLI; 
• ARKATARE; 
• SEKTORIST/E;
 Hapje e re: Xërxë 

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim! 

 

Kualifikimet e kërkuara për poziten 
Menaxher/e dhe Department Menaxher/e: 

- Fakulteti Ekonomik dega Ekonomike Menaxhment dhe Informantikë ose Administrim të Biznesit. 
- Përvojë pune (së paku 2 vite në Retail - shitje me pakicë në pozitën e njejtë ose të ngjashme). 
- Njohuri kompjuterike (Microsoft Office, sisteme operative). 
- Të ketë shkathtësi të mira analitike. 
- Të jetë person fleksibil dhe efikas. 
- Aftësi menaxhuese dhe udhëheqëse. 
- Aftësi të mira komunikuese, organizative. 


Kualifikimet e kërkuara për pozitat të tjera: 
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme, 
- Përvojë relevante e punës në fusha të ngjashme, 
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale, 
- Përkushtim dhe etikë në punë. 


Çfarë ofrojmë ne për punëtorët tanë: 
- Kontratë të punës sipas ligjeve në fuqi, 
- 5 ditë punë dhe 2 ditë pushim për të gjithë punëtorët,
- Sigurimin shëndetësor, 
- Pagesa e kontributeve pensionale dhe tjera sipas ligjeve në fuqi, 
- Mundësi të vazhdueshme të avansimit në pozita të ndryshme, 
- Trajnime të çertifikuara nga Qendra e trajnimeve Viva Fresh, 
- Kushte cilësore të punës, 
- Mjedis miqësorë dhe gjithëpërfshirës. 


Aplikimi:  
I hapur deri 16.05.2025 
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com ose në linkun e më poshtëm www.bit.ly/xërxëvfs apo plotëso aplikacionin 
në pikat e Viva Fresh Store

Aplikoni: