Menaxher/e për Marketing

AZTECH
E skaduar

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. 

AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:   

Menaxher/e për Marketing

 

Detyrat dhe përgjegjsitë: 

  • Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë. 
  • Planifikon bugjetin vjetor dhe kordinon të gjitha proceset e nevojshme. 
  • Implementon dhe zhvillon strategjitë e marketingut. 
  • Së bashku me Departamentin e Shitjes planifikon fushatat promocionale dhe përcakton kanalet e komunikimit.   
  • Mbikëqyrë kampanjat, publikimet dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë. 
  • Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti i kompanisë.   

Kualifikimet:

  • Shkollimi Universitar në një nga drejtimet e ndërlidhura me fushën e marketingut;  
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante; 
  • Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të dhënat statistikore; 
  • Njohuri të shkëlqyeshme në mediat sociale dhe web analitics; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, i/e organizuar, kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve; 
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office;
  • I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale; 

Ne ofrojmë: 

  • Mundësi reale të zhvillimit profesional 
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar 
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit 
  • Pagë konkuruese 

 

 

Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në email adresën: puna@aztech-ks.com

 

Afati për aplikim deri me datë: 14.11.2021

 

Për informatën tuaj vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. 

Shpallja ka skaduar