Menaxher/e për zgjerimin dhe zhvillimin e biznesit

Kujdesi.com Sh.p.k është një kompani e re që ka si fokus ofrimin e shërbimeve profesionale të përkujdesjes për individët, veçanërisht për të moshuarit. Ne ofrojmë shërbime cilësore në çdo kohë në shtepitë e tyre.    

Ne jemi në kërkim të një menaxheri për zgjerimin dhe zhvillimin e biznesit, i cili do të ketë përgjegjësi për menaxhimin e sherbimeve, stafit dhe për të zhvilluar strategjitë tona. Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, duhet të jetë i pasionuar për ndihmën ndaj të tjerëve dhe të ketë një qasje kreative dhe të kujdesshme ndaj sfidave në punë.

 

Detyrat:

  • Menaxhimi i sherbimeve.
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i stafit.
  • Krijimi dhe implementimi i strategjive të biznesit
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me partnerët e biznesit.
  • Bashkëpunimi me bordin, stafin dhe klientët për të siguruar shërbime cilësore.

 

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në rol menaxherial, preferohet në sektorin e kujdesit ose fushavë të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira për komunikim.
  • Aftësi për të udhëhequr dhe motivuar stafin.
  • Aftësi për të përcaktuar dhe zbatuar strategji të reja të biznesit.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe me ritëm të shpejtë
  • Aftësi për të marrë vendime të duhura dhe për të zgjidhur problemet me efikasitet
  • Gjuha shqipe (e domosdoshme), gjuhët e huaja janë një avantazh.
  • Njohuri mesatare të perdorimit të veglave digjitale si Word, Excel, etj. Preferohet njohuri ne Google Workspace.

 

Ofrojmë:

  • Ambient pune të bazuar në modelin Skandinav.
  • Kushte të mira pune.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mundësi të mira për zhvillim profesional.
  • Kontrat pune të rregult bazuar në Ligjin e punës së Kosovës.
  • Rrogë të mirë, bazuar në eksperiencë.

 

Nëse jeni person i/e përkushtuar, I/E kualifikuar dhe me pasion për të menaxhuar në nje kompani inovative dhe më shumë përkushtim për më të dashurit tanë, ju ftojmë të dergoni aplikimin tuaj, CV-në dhe referencat përmes emailit tek jobs@kujdesi.com deri më 15. qershor!

 

Kujdesi ynë, rehatia juaj.
Kujdesi.com Sh.p.k.

Shpallja ka skaduar