Mësimdhënës/e

Bazuar në nenin 35 të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe Udhëzimit Administrativ i MASHT-it për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, nr. 05/2021, “International Maarif Schools of Kosova”, shpall: 

K O N K U R S

Për vend të lirë pune

VENDI I PUNËS:

  • Mësimdhënës/e për lëndën Edukatë Muzikore (1 pozitë e hapur, zëvendësimi i pushimit të lehonisë); në Prizren.
     

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendin e punës për pozitën e lartpërmendura, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar në nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm në fuqi:

  • Bachelor 240 ECTS;
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS), preferohet.


1.3. Njohja e gjuhës angleze, preferohet.

2. Të posedojnë këto dokumente:

2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).

  • Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
  • Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional të arsimin të përgjithshëm;
     

2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);

2.3. Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;

2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;

2.5. Ekstraktin e lindjes;

2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);

2.7. CV.
 

3. Afati i aplikimit: 

3.1. Koha e aplikimit është nga dt. 22.2.2024 deri më dt. 27.2.2024.

Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi është online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit, do të thirren në intervistë! 

MЁNYRA E APLIKIMIT: Elektronike – Aplikoni duke dërguar emailin në: prizren@maarifschools.org.tr
 

Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas skadimit të afatit, nuk pranohen, ndërsa aplikacionet- dokumentet e pakompletuara, nuk shqyrtohen dhe refuzohen.

Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:

Mob: + 383 (0) 45 103 666,  Prizren

Aplikoni duke dërguar emailin në: prizren@maarifschools.org.tr

Prizren

Apliko permes email Shpallja ka skaduar