Konkurs Pune
Shkolla International Maarif Schools Of Kosova, Dega në Prishtinë, shpall konkurs për pozitat:
•Mësimdhënës/e për lëndën e Kimisë (1 pozitë me orar të plotë);
•Mësimdhënës/e për lëndën e Historisë (1 pozitë me orar të plotë);
•Mësimdhënës/e për lëndën TIK dhe Robotikë (1 pozitë me orar të plotë);
•Mësimdhënës/e për lëndën e Muzikës (1 pozitë me orar të plotë);
•Mësimdhënës/e për nivelin fillor (1 pozitë me orar të plotë, zëvendësim);
•Mësimdhënës/e për nivelin parafillor (1 pozitë me orar të plotë);
•Mësimdhënës/e për lëndën e Edukatës Fizike (1 pozitë me gjysmë orar);
•Mësimdhënës ndihmës (2 pozita me orar të plotë).
Dega në Prizren, shpall konkurs për pozitat:
•Mësimdhënës/e për lëndën e Fizikës (1 pozitë me orar të plotë);
•Mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës Angleze (1 pozitë zëvendësim).
Kushtet për aplikim:
Kandidatët e interesuar për pozitat e lartpërmendura duhet të plotësojnë këto kushte:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë të kryer shkollimin përkatës, sipas UA të MAShT nr. 06/15 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm;
1.3. Të kenë përvojë relevante së paku 2 vite;
1.4. Të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze.
Dokumentacioni i kërkuar për pozitat e lartpërmendura:
2.1. Diplomën e fakultetit, të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës/diplomave). Nëse kandidati/ja ka kryer shkollimin jashtë Kosovës, është e nevojshme të dorëzohet edhe nostrifikimi i diplomës/diplomave;
2.2. Dëshminë nga policia/gjykata kompetente se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për ndonjë vepër penale;
2.3. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
2.4. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
2.5. CV.
Afati i aplikimit: deri më 23 gusht 2024
Mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur dhe aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentacionin tuaj në adresën elektronike: apply@kosova.maarifschools.org (Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara).
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e përcaktuara do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit dhe ato me dokumente të pakompletuara nuk do të shqyrtohen dhe do të refuzohen.
Për më shumë informacione, na kontaktoni në numrat kontaktues ose email: apply@kosova.maarifschools.org
Mob: +383 (0) 44 581 900
Tel: +383 38 660 020
Shpallja ka skaduar