Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, Dega në Prishtinë, shpall konkurs për pozitën:
- Mësimdhënës/e për lëndën: Gjuhë angleze (1 pozitë e hapur, me orar të plotë).
1. Kushtet për aplikim:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
• Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);
• Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);
1.3. Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze për të ligjëruar.
2. Të posedojnë këto dokumente:
2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar - noterizuar të diplomës Bachelor/Master).
- Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
- Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm;
2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);
2.3. Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
2.5. Ekstraktin e lindjes;
2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
2.7. CV.
3. Afati i aplikimit:
3.1. Koha e aplikimit është nga data 17.12.2024 deri më datë 27.12.2024
Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi mund të bëhet online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!
Aplikacionet e dorëzuara pas datës së fundit nuk pranohen.
Dokumentet e pakompletuara nuk shqyrtohen.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen për intervistë.
Për më shumë informacione:
Tel: 038 660 020,
E-posta: apply@kosova.maarifschools.org