Mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Sidi Education Fushë Kosovë shpall konkurs për këtë vend pune:


Mësimdhënës/e të gjuhës gjermane – 1 vend i lirë

Sidi Education Kosovë

Qendra e gjuhëve të huaja Sidi Education Fushë Kosovë

Sidi Education Kosovë në kuadër të Sidi Group është rrjeti më i madh i shkollave për gjuhë të huaja dhe aftësim në rajon, si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ndër të tjera Sidi Education është Distributor i autorizuar i Shtëpive botuese me renome botërore për tekstet e gjuhëve të huaja.

Pozita: Mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikative, prezantuese si dhe të jetë kreativ/e;
  • Njohës shumë i mire i gjuhës në mënyrë që të jetë i gatshëm të bëhet edhe examiner për provimet ndëkombëtare që i zhvillon Sidi Education.
  • Të praktikojë mësimdhënien me format dhe materialet më moderne në klasat e dixhitalizuara të cilat i ofron vetë Sidi Education.
  • Të planifikojë zhvillimin e orës mësimore dhe të krijoj ambient të përshtatshëm për zhvillimin dhe mbarvajtjen e procesit mësimor sipas planprogrameve nga metodat dhe materialet që i ofron vetë Sidi Education.
  • Të bëjë vlerësimin e orës mësimore, vlerësimin e mësimnxënies si dhe të praktikojë format tjera vlerësuese të parapara për arritjen me sukses të kandidatëve në nivelet e dëshiruara.
  • Të jetë bashkëpunues/e, me stafin, kolegët dhe grupet – kandidatët.
  • Të rregullojë oraret sipas kërkesave dhe nevojave të Qendrës dhe Kandidatëve.
  • Të jetë i/e gatshëm/e për aftësim më të lartë profesional falas në trajnimet dhe seminaret që organizon Sidi Education brenda dhe jashtë vendit.

 

Profili i kandidatit/es:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar në profilin përkatës.
  • Të ketë eksperience pune
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi shumë të mira analitike

 

Kandidati-ja NUK penalizohet nëse është i/e punësuar dhe ushtron profesionin e njejtë në ndonjë Shkollë publike.
 

Si të aplikoni:

Konkursi është i hapur prej dates  16/03/2023 deri më 31/03/2023.
 

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë Sidi Education Kosovë ju ftojmë të i dërgoni CV-të tuaja së bashku me një foto në e-mail adresën info.ks@sidigroup.al si dhe për informata shtesë mund të kontaktoni në nr. +38343999911.
 

Suksese!

Sidi Education – Sidi Group

Shpallja ka skaduar