Mirëmbajtës i oborrit dhe impiantit

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije RugoveTë gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë në fabrikën e djathit “Rugove” SH.P.K. në Drelaj (Rugovë), Pejë për pozitën e hapur të punës:

 

MIRËMBAJTËS I OBORRIT DHE IMPIANTIT

FABRIKA E DJATHIT “RUGOVE” SH.P.K., NË DRELAJ (RUGOVË), PEJË.

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Mirëmban oborrin dhe hapësirat e gjelbërta;
  • Organizon mbledhjen e mbeturinave nga koshat në kontejnerin kryesor;
  • Në bashkëpunim me zyrtarin përgjegjës evidenton, pranon dhe regjistron repromaterialet në regjistër dhe bën palosjen e tyre në depo bashkë me punëtorin e paketimit;
  • Punon me pirunar dhe është përgjegjës për të;
  • Kontrollon dhe menaxhon funksionimin e impiantit (ngarkesat e cisternave) dhe po ashtu i evidenton ato;
  • Kohë pas kohe asiston në ngarkimin e cisternave me hirrë;
  • Kontrollon punën e pompave dhe në rast të defekteve i raporton me kohë, eventualisht propozon zgjidhje;
  • Bashkëpunon ngushtë me kryepunëtorin, menaxherin e prodhimit, menaxherin e sigurisë së cilësisë, shoferet e cisternave dhe zyrtarin për logjistikë;
  • Operon me paketirken e djathit;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën përkatëse.

 

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.

 

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
  • Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 24 nëntor 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar