Mirëmbajtës Teknik

Viva Fresh Store
11 ditë të mbetura

KONKURS PUNE 
• MIRËMBAJTËS TEKNIK 
Administratë 

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim! 


Përgjegjësitë: 
- Kryen inspektime të rregullta dhe mirëmbajtje të pajisjeve teknike; 
- Diagnozon dhe zgjidh problemet teknike që lidhen me energjinë elektrike, ujësjellësin, sistemet e ventilimit dhe ndriçimit; 
- Monitoron dhe menaxhon funksionimin efikas të sistemeve të ndryshme teknike; 
- Regjistron dhe raporton çdo defekt apo ndërhyrje teknike në përputhje me procedurat e kompanisë; 
- Bashkëpunon me ekipin për të siguruar sigurinë dhe funksionimin optimal të ambientit të punës. 


Kualifikimet:  
- Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme (së paku 1 vit përparësi); 
- Njohuri bazë të sistemeve elektrike, hidraulike dhe mekanike; 
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; 
- Fleksibilitet për të punuar në orare të ndryshme kur është e nevojshme.

 
Çfarë ofrojmë: 
- Kontratë të punës sipas ligjeve në fuqi; 
- 5 ditë punë dhe 2 ditë pushim për të gjithë punëtorët; 
- Sigurimin shëndetësor; 
- Pagesa e kontributeve pensionale dhe tjera sipas ligjeve në fuqi; 
- Mundësi të vazhdueshme të avansimit në pozita të ndryshme; Trajnime të çertifikuara nga Qendra e trajnimeve Viva Fresh; 
- Kushte cilësore të punës; 
- Mjedis miqësorë dhe gjithëpërfshirës; 


Aplikimi: 
I hapur deri 16.05.2025 
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com. apo apliko në linkun e mëposhtëm www.bit.ly/aplikoperadministrat

Aplikoni: