Mjeshtër i brumërave

TROSHA SH.P.K., është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në njësinë tonë të prodhimit në fshatin Llukar, Prishtinë. Pozita e hapur është:

MJESHTËR I BRUMËRAVE

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për procesin e prodhimit te sektori i byrekëve.
  • Përgatit recetat dhe materialin bazë për shitje të produkteve.
  • Mbikëqyr dhe menaxhon stafin nën mbikëqyrjen e tij.
  • Raporton te menaxhmenti sipas nevojës.
     

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme.
  • Të ketë përvojë pune të mëparshme në këtë pozitë apo të ngjashme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
     

Çka ofrojmë ne:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.
     

Si të aplikohet:

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën info@trosha.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të dërgojnë CV-të në letër, në pikën tonë Trosha 2, Rr. Rexhep Luci nr. 13/2, Pejton.

Për informata lidhur me aplikimin mund të kontaktoni edhe në numrin +383 45 88 22 66.

Afati i fundit për aplikim është data 27 dhjetor 2021, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

TROSHA SH.P.K. ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar