Monitorues i hapësirave kontraktuale të shitjes

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit/at që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:

 

MONITORUES I HAPËSIRAVE KONTRAKTUALE TË SHITJES (1)

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Monitoron implementimin dhe zbatimin e kontratave me klientët e shitjes;
  • Analizon realizimin e shitjeve nga agjentët;
  • Raporton për parregullsitë e gjetura gjatë monitorimit;
  • Krijon dhe përgatit raporte të rregullta të punës.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Shkollimi i lartë konsiderohet përparësi;
  • Përvoja e punës në fushë të ngjashme konsiderohet përparësi;
  • Patent shofer, kategoria B;

 

Çka presim nga kandidatët/et:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

 

Çka ofron Korporata Rugove:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 30 shtator 2020, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar
adform-pixel