Monitorues/e i/e logjistikës

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:

 

MONITORUES/E E LOGJISTIKËS

Zyra qendrore e Ujë Rugove, Shkabaj, Prishtinë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të pozitës:

  • Bën monitorimin e GPS (përcjelljen e routave, pauzave, ndalesave e të ngjashme);
  • Raporton me e-mail për parregullsitë gjatë monitorimit të GPS-ave;
  • Monitoron përmes sistemit të GPS të gjitha automjetet e korporatës;
  • Krijon dhe përgatit raporte të rregullta të punës;
  • Ndihmon udhëheqësin e parkut vozitës në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të tij të punës.

 

Çka presim nga kandidatët/et:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

 

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Shkollimi i lartë universitar konsiderohet përparësi;
  • E preferueshme të ketë së paku një (1) vit përvojë pune profesionale në këtë lëmi;
  • Njohës/e e mirë e kompjuterit dhe programeve të paketës MS Office, sidomos i Excel;
  • Mosha e preferuar 25-30 vjeçare;
  • Patent shofer, kategoria B.

 

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 9 korrik 2020, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar