Montazher/e në CapCut

Telegrafi
15 ditë të mbetura

Telegrafi po kërkon Montazher.

Në kuadër të misionit për zgjerim të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun medial kosovar, Telegrafi hap konkurs për 2 Montazher të cilët do të angazhohen për t’i përmbushur nevojat e kompanisë në montimin e videove të ndryshme.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Montimi i videove duke përdorur programin CapCut.
  • Sigurimi që videot të jenë me cilësi të lartë dhe të përputhen me standardet e Telegrafi.
  • Përmbushja e afateve të caktuara nga redaksia.
  • Aftësi kreative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri bazike të grafikës dhe animacionit.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhe tjetër të huaj (p.sh. anglisht).

     

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Njohuri bazike në përdorimin e programit CapCut.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe për të punuar në menyrë të pavarur.
  • Përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Mbledhja dhe editimi i materialit xhirues në një produkt final dhe të përshtatshëm për publikim;
  • Bashkëpunimi me ekipin e gazetarëve dhe krijuesit e përmbajtjes për të realizuar video cilësore.
  • Sigurimi që videot janë në përputhje me standardet dhe kërkesat editoriale të kompanisë.
  • Menaxhimi dhe mbikqyrja e të gjitha aspekteve teknike të video regjistrimit dhe video editimit;
  • Të bashkëpunoj me ekipën kreative;
  • Punë të tjera që caktohen nga mbikqyrësi.
     

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në përmes e-mailit: korab.basha@telegrafi.com duke e shkruar në “Subject” pozitën që po aplikojnë.

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Apliko për këtë pozitë