Monter, Operator ne CNC, Shofer kategoria C

Elnor sh.p.k
1 ditë të mbetura

‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimit e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor, shpall konkurs për 6 pozita pune:

  • 2 Monter
  • 1 Shitëse në showroom
  • 2 Operator në CNC
  • 1 Shofer – kategoria C – logjistik

 

 

Monter 

Kualifikimet e kerkuara:

  • Përparsi kanë kandidatët më përvoj pune. 
  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës dhe materialeve të ndryshme.
  • Të këtë aftësi për punë në grup dhe shkathësi në zgjedhjen e punëve të ndryshme për të cilat është përgjegjës.

     

 

Shitëse – arkitekte.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shpjegon karakteristikat teknike në detaje të produktit.
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjjeve profesionale në bazë të kërkesave.
  • Demonstron produktin dhe ndihmon klientët rreth përzgjedhjes së produkteve sipas      nevojave të klientit.
  • Përcjell inventarin për t'u siguruar që produkti është në stok.
  • Aftësi në vendimarrje dhe zgjidhjen e problemeve.

 

Kualifikimet e kerkuara:

  • Preferohet diploma universitare në arkitekturë
  • Pervojë me programet Archicad dhe Microsoft Office.
  • Së paku një vit përvojë pune në shitje.
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese.
  • Preferohet njohuria e së paku një gjuhe të huaj, gjuha angleze e preferuar.

 

 

Operator në CNC.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkathësi në pune mekanike dhe njohje të kompjuterëve.
  • Mban nën kontrollë specifikat mbi shpuarjen, prerjen, duke bërë matjet përkatëse.
  • Kontrollon pajisjet duke ndërmarë hapat e nevojshëm mbi mirëmbajtjen e saj, ndjekë udhëzimet e prodhuesi, dedekton mosfunksionimet e pajisjeve dhe raporton për riparim.
  • Mban shënimet dhe raportet mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe bën raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Posedon njohuri të thella profesionale.
  • Aftësi të shkëlqyeshme funksionale dhe teknike.
  • E preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike.
  • Përvojë pune në CNC makineri te drurit.
  • Të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate është përparësi.

 

 

Shofer/ Kategoria “C” 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dergesat e produkteve të kompanisë ne pikat e caktuara.
  • Të jetë i hapur, të ketë kapacitet të ju ndihmojë të tjerëve.
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Të ketë patentë shoferin/ Kategori C (e plotë)
  • Të ketë provoje pune së paku dy vjet 
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe menaxhim të kohës
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo ne grup.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibil.
  • Mosha e preferuar 30 – 40 vjeçar.

 

Paga sipas marrëveshjes dhe përgaditjes profesionale. 

 

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: info@elnor.eu apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 45 810 380. Po ashtu mund të paraqiten pranë zyreve tona të cilat gjenden në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, zona industriale km 8, afër rrethit të ish QMI-së.

 

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel