Ndihmës Depoist

AZTECH
E skaduar

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 19 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Vushtrri. 
Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë; 
Ndihmës Depoist (1 pozitë) 
Detyrat dhe përgjegjësitë: 
• Asiston në pranimin e porosive, në përgatitjen për daljen e mallit nga depo dhe në organizim liferimit të mallit; 
• Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjetet transportuese edhe regjistrimin e tyre në depo; 
• Asiston në pranimin e mallit të importuar, në kontrollimin sasisë dhe gjendjen fizike të mallit (mos është dëmtuar gjatë transporti); 
• Kryen dërgesa të mallit tek klientët apo pikat e kompanisë sipas nevojës; 
• Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi. 
Kualifikimet: 
• Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; 
• Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion; 
• Preferohet përvojë pune relevante; 
• Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B); 
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët. 
Ne ofrojmë: 
• Orar fleksibil të punës, 
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar, 
• Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe 
• Pagë konkurruese. 
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/ 
Afati për aplikim deri me datë: 20.08.2020 
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve 
Njerëzore.

Shpallja ka skaduar