Operator në energanë

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në fabrikën e djathit “Rugove” SH.P.K., në Drelaj (Rugovë), Pejë:

 

OPERATOR NË ENERGANË

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për operim dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe ambientit në departamentin e energanës (kaldaja me dru, kaldaja me naftë, kompresori i ajrit, ftohësi, sistemi i filtrimit të ujit, rezervuari i naftës dhe agregati) në baza të rregullta;
  • Evidenton dhe regjistron materialin shpenzues për departamentin e energanës (briket, dru, biomasë, kripë për fortësinë e ujit, filtër, llampa, naftë) dhe raporton në baza ditore për shpenzimin e tyre;
  • Përgatit materialet për shpenzim;
  • Sigurohet që të ketë mjaftueshëm avull në nivele të mjaftueshme për prodhim;
  • Mirëmban ambientin jashtë pjesës së prodhimit;
  • Evidenton, lajmëron defektet e mundshme si dhe eventualisht asiston ne riparim;
  • Është përgjegjës për porosi në kohë për materialet shpenzuese;
  • Bashkëpunon ngushtë me kryeoperatorin e prodhimit, operatorin e prodhimit, operatorin e CIP-pranim, menaxherët, zyrtaren e administratës, teknikun e mirëmbajtjes etj.;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë banor/e e regjionit të Pejës.

 

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

 

Çka ofron korporata Rugove:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 2 mars 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE  ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar