Operator në kalda

Korporata RUGOVE
4 ditë të mbetura

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj (Rugovë). Pozitat e hapura janë:

 

OPERATOR NË KALDA

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për operim dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe ambientit në departamentin e energanës (kaldaja me dru, kaldaja me naftë, kompresori i ajrit, ftohësi, sistemi i filtrimit të ujit, rezervuari i naftës dhe agregati) në baza të rregullta.
  • Evidenton dhe regjistron materialin shpenzues (briket, dru, biomasë, kripë për fortësinë e ujit, filtër, llampa, naftë) dhe raporton në baza ditore për shpenzimin e tyre.
  • Përgatit materialet për shpenzim.
  • Mirëmban ambientin jashtë pjesës së prodhimit.
  • Evidenton, lajmëron defektet e mundshme si dhe eventualisht asiston në riparim.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. 

Afati i fundit për aplikim është data 31 janar 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel