Operator prodhimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj, Pejë. Pozitat e hapura janë:

 

OPERATOR PRODHIMI (x2) 

 

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore janë:

  • Ka përgjegjësi në operimin me Cip-in e para prodhimit (kadave) së bashku me operatorin e pranimit.
  • Ka përgjegjësi për kualitetin dhe sigurinë e gjysmë produktit dhe produktit përfundimtar.
  • Bën bartjen e bureve, pastrimin dhe dezinfektimin e tyre sipas udhëzimeve.
  • Së bashku me kryepunëtorin në prodhim bëjnë zënien e djathit, prerjen, përzierjen dhe zbrazjen e djathit nëpër kallëpe.
  • Ndihmon në regjistrimin dhe verifikimin e sasisë së litrave të procesuara për linjat e prodhimit.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. 

Afati i fundit për aplikim është data 6 tetor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar