Partner Shpërnadës me E-Biçikletë

KONKURS PËR: PARTNER SHPËRNDARËS ME E-BIÇIKLETË.

Nëse jeni person ambicioz, që krahas punës dëshironi ambient argëtues, të arrini balance, atëherë bashkohuni me sjellisimo dhe nuk do të pendoheni. Një ambient, ku secili trajtohet me respekt reciprok dhe miqësor. E, sidomos, kur ju jeni të pasionuar pas biçikletave, atëherë, e keni mundësinë të kombinoni punën tuaj me shëndetin tuaj. Apo, nese keni biciklete tuajen personale, mund te beheni partner me ne.

Bëhu BOSS i vetvetes në një familje të madhe, të re e të shëndoshë, plot energji dhe besim, për të arritur qëllimet e përbashkëta. Krijo një eksperiencë të re, të paparë deri më tani, me një atmosferë relaksuese.

Duke qenë pjesë e kompanisë, ju keni mundësinë të gëzoni:

  • Avancim në karrierë;
  • Respekt për njëri tjetrin;
  • Zhvillim i talentit tuaj dhe i juaji si person;
  • Të ofroni kontributin tuaj;
  • Punë e mirëfilltë;
  • Ta duani punën tuaj;
  • Keni lirinë të veproni në formën që ju mendoni se është më së miri, e nëse dështoni – mësoni;


PËRSHKRIMI I POZITËS:

Të bëhesh partner në pranimin e porosive, në aplikacion dhe të dërgosh ushqimin nga restaurantet tek klienti.

NGA KANDIDATI KËRKOHET:

  • Të ngasë mirë biçikletën;
  • Të njohë mirë qytetin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës;
  • Të jetë bashkëpunues dhe me aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe gjendjen teknike të e –biçikletës sipas rregullave të kompanisë;
  • Të jetë energjik dhe me mendësi pozitive – I/E vetëmotiuar;
  • Të ketë vullnet, gatishmëri, ambicie dhe vetë iniciativë;
  • Korrektësi dhe mirësjellje në punë;
  • Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës.
  • Të ketë shkathtësi dhe entuziazëm në kryerjen e detyrave.


Për të aplikuar, dërgoni CV në e-mail: sjellisimo1@gmail.com.

Mos harroni të shkruani pozitën në Subject: Partner shpërndarës me e-biçikletë.

Pas përzgjedhjes së kandidatëve, do t'iu lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës. Ju lutemi kontrolloni emailin dhe përgjigjuni në thirrjen tonë.

E-mail: sjellisimo1@gmail.com
Phone Number: +383 (0) 49 89 36 93

Shpallja ka skaduar