Perfaqësues Mjekësor

Rrjeti i laboratoreve mjekësor Cambridge Clinical Laboratories (CCL) vjen në Kosovë dhe Shqipëri si degë e Cambridge Clinical Laboratories ne Mbreterinë e Bashkuar.  

Misioni jonë është vënia në dispozicion e teknologjive më të reja për të mundësuar diagnozat më të sakta në rajon.  

Kompania jonë po krijon skuadrën e saj në Kosovë me profesionistë të cilën duan të bëjnë ndryshimin në fushën e diagnostikës.

Në këtë fazë po krijohet departamenti i Marketingut dhe po ftojmë ata persona të cilët po kërkojnë një kompani qe ka në fokus punonjësit e aftë dhe me integritet.

Përgjegjësitë e punës: 

• Promovimi dhe prezantimi i shërbimeve dhe produkteve te rrjetit laboratorik.

• Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marëdhënieve më të gjitha praktikat mjekësorë në zonën e deleguar, sipas protokollit dhe etikës së kompanisë.

• Të kuptojë dinamikën e ofrimit të kujdesit shëndetësor në tregjet e caktuara (p.sh. njohuritë për spitalet, laboratoret, mjekun e familjes etj.).

• Realizimi i planeve sasior dhe cilësorë për zonën që mbulon (faza e parë Prishtinë, më pas në komunat e tjera të Kosovës).

• Propozon aktivitete promovuese për të rritur tregun, analizat e reja dhe shërbimin ndaj klientit.

• Siguroni informacione kyçe dhe të hollësishme për grupet e synuara dhe konkurencën.

Kualifikimet:

• Eksperiencë në shitjen dhe marketimin e shërbimeve/produkteve shëndëtësore (përparësi kanë shërbimet laboratorike).

• Aftësi dhe njohuri për të bindur personat e interesit të përdorin shërbimet e laboratorit tonë.

• Preferohen aplikantë që kanë marrëdhënie të ngritura me personelin mjeksor dhe atë të laboratorëve mjekësorë privat.

• Diplomë universitare në Mjekësi, Bio-Kimi ose Infermieri.

• Njohje të paketës Microsoft Office dhe gjuhës angleze.

• Patentë për drejtimin e automjetit.

Ajo që ne ofrojmë:

Pagesa në varësi të kualifikimit dhe eksperiencës së punës në fushën e marketingut dhe skema shumë interesante bonusi të performancës

Trajnimi i nevojshëm për t'u rritur si një profesionist në departamentin e zhvillimin e biznesit.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në tek info@cclkosovo.com

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel