Përfaqësues mjekësor

Ozzo Pharm
28 ditë të mbetura

Konkurs Pune – Përfaqësues mjekësor 

OZZO Pharm është në proces të zgjerimit të ekipeve të saj në komunat kryesore të Kosovës dhe po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitat e përfaqësuesve mjekësor. Stafi ynë është vlera kryesore që ne kemi, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë në thirrjen tonë dhe të bashkohen në një ekip dinamik dhe profesional me mundësi të vazhdueshme për avansim në karrierë e gjithashtu dhe trajnime të vazhdueshme. 

 

Pozita: Përfaqësues Mjekësor

Vendi: Prishtinë – 1 pozitë

             Mitrovicë – 1 pozitë

             Prizren – 1 pozitë

             Ferizaj/Gjilan – 1 pozitë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Planifikon dhe realizon vizitat te klientët

Prezanton produktet te mjekët dhe farmacitë 

Hulumton tregun për klientë të ri

Analizon dhe raporton shitjen e produkteve përkatëse 

Rekomandon dhe raporton sipas analizës në terren për strategjinë e shitjes

Detyra shtesë sipas nevojës 

 

Kriteret:

Diplomë universitare në drejtimet përkatëse në Farmaci, Mjekësi, ose drejtime të tjera relevante

Aftësi të mira komunikuese 

Eksperiencë pune (konsiderohet përparsi)

Patent shofer (Kategoria B)

 

OZZO Pharm ofron kushte konkurruese në treg andaj inkurajojmë të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë në pozitat e lartëcekura duke dërguar CV-në e tyre në: info@ozzopharm.com. CV-të pranohen vetëm përmes kësaj adrese. 

Konkursi është i hapur deri me datë: 18.07.2024

 

Për kompaninë: 

OZZO Pharm është kompani farmaceutike që në Kosovë sjell ekskluzivitetet e fundit të produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, pajisjeve mjekësore dhe materialeve të ndryshme shpenzuese. Produktet e OZZO Pharm tashmë mund të i gjeni nëpër të gjitha komunat e vendit.

Apliko për këtë pozitë