Përfaqësuese e Shitjes

Bucaj
E skaduar

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën: 

Përfaqësuese e shitjës – 10 Pozita

 

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Viziton pikat shitëse në planin ditor të percaktuar nga mbikqyrësit, për të realizuar porositë e artikujve për të cilat është përgjegjëse;
  • Përcjellë realizimin e planit të shitjës të përcaktuar;
  • Bën përgatitjet para daljes në teren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • Mbanë evidencë për prezencën e produkteve për të cilat është përgjegjëse, në pikat e shitjës të


Vizituara brenda javës;

  • Përcjellë konkurencën, çmimet, aktivitet promovuese, konkurrencën jo-lojale dhe informon mbikqyrësin;
  • Konsultohet me mbikqyrësin për problemet eventuale dhe raporton për ditën e kaluar.

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatet duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Kandidatet duhet të posedojnë patent shofer- Kategoria B.

 

Ne ofrojmë:

  • Kontratë të punës të rregullt;
  • Bonuse shtesë pas periudhës tre mujore;
  • Sigurimi shëndetësorë nga korporata;
  • Orari i punës: Hane-Premte- 7:30-15:30;
  • Trajnime profesionale;
  • Kurse të gjuhes Angleze.

 

Inkurajohen të gjitha kandidatet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e Korporatës Buçaj ose CV dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. Aplikacioni ose CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

 

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit. 

Konkursi do të jetë i hapur nga data 19 Shtator 2023 deri më 03 Tetor 2023.

Shpallja ka skaduar