Përfaqësues/e i shitjes

Dardha Solutions
9 ditë të mbetura

Dardha Solutions është një kompani e PR-it (marrëdhënieve me publikun) dhe me fokus në marketingun digjital & marketingun në rrjetet sociale në veçanti.

Si një kompani në rritje të vazhdueshme, tashmë ne jemi në kërkim të një Përfaqësuesi/e të shitjes (Sales representative) për kompaninë tonë.

Përshkrim i punës:

  • Kontakton bizneset e interesuara për shërbimet e kompanisë sonë dhe prezanton ofertat para tyre;
  • Dëgjon nevojat dhe kërkesat e klientit dhe është i aftë që t’i procesojë kërkesat e tij;
  • Përpilon plane dhe parashikime për shitje, strategjitë afatshkurta dhe afatgjate si dhe i prezanton para CEO-s;
  • Angazhohet në përmbushje të objektivave të përbashkëta për shitje.

 

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma universitare nuk është e domosdoshme, por ka përparësi;
  • Përvoja paraprake nuk është e domosdoshme, por ka përparësi;
  • Njohja bazike e marketingut online dhe sidomos marketingut në rrjetet sociale;
  • Shkathtësi në komunikim;
  • Të jesh entuziast dhe të kesh dëshirë të rritesh bashkë me kompaninë;
  • Aftësi të bashkëbisedimit dhe ndërveprimit me klientin.

 

Vendi i punës: Prishtinë
Orari i punës: Fleksibil
Paga: Bazë + Përqindje në bazë të shitjeve

Për aplikim:
Në emailin info@dardha.solutions ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një përshkrim të asaj se përse mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë pozitë dhe për njohuritë tuaja lidhur me marketingun në rrjetet sociale.

Afati për aplikim:
Afati për aplikim është deri më 15.06.2020, ndërsa kandidati i përzgjedhur do ta startojë punën më 01.07.2020. Kanditatët që e kalojnë rrethin e parë do të ftohen për intervistim pas datës 15.06.2020.

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel