Përgaditës Malli/Depoist

Viva Fresh Store
23 ditë të mbetura

KONKURS PUNE 
PERGADITES MALLI/DEPOIST 
QENDRA E LOGJISTIKËS LIPJAN 

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim! 


Detyrat Kryesore: 
• Përzgjedhja dhe mbledhja e produkteve nga raftet e magazinës sipas listës së porosive. 
• Kontrollimi i cilësisë dhe saktësisë së produkteve të përzgjedhura. 
• Paketimi i produkteve në mënyrë të sigurt dhe të organizuar për të shmangur dëmtimet gjatë transportit. 
• Etiketimi i porosive me informacionin e duhur të dorëzimit. 
• Mbajtja e një mjedisi të pastër dhe të organizuar pune, duke respektuar standardet e sigurisë dhe higjienës. 
• Raportimi i çdo problemi me stoqet ose produkteve te menaxhmenti. 

Kualifikimet: 
• Përvojë e mëparshme në përgatitjen e porosive ose në punë të ngjashme është përparësi. 
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive. 
• Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale. 
• Përkushtim dhe etikë në punë. 


Çfarë ofrojmë: 
• Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë. 
• 5 ditë Pune dhe 2 ditë Pushim për të gjithë puntorët 
• Ushqim dhe transport vajtje-ardhje. 
• Sigurim Shëndetësorë. 
• Trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin profesional. 
• Mundësi për avancim brenda kompanisë. 
• Mjedis pune miqësor dhe mbështetës. 


Aplikimi:  
I hapur deri 18.04.2025 
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail: recruiting@vivafresh-rks.com
apo apliko në linkun e mëposhtëm www.bit.ly/vfsapliko 
ose kontakto në numrin: 049 998 442 (E Hënë deri të Premten nga ora 08:00-16:00)

Aplikoni: