Përgaditës Malli/Depoist

Viva Fresh Store
26 ditë të mbetura

KONKURS PUNE 
PERGADITES MALLI/DEPOIST 
QENDRA E LOGJISTIKËS LIPJAN 

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim! 


Detyrat Kryesore: 
- Përzgjedhja dhe mbledhja e produkteve nga raftet e magazinës sipas listës së porosive. 
- Kontrollimi i cilësisë dhe saktësisë së produkteve të përzgjedhura. 
- Paketimi i produkteve në mënyrë të sigurt dhe të organizuar për të shmangur dëmtimet gjatë transportit. 
- Etiketimi i porosive me informacionin e duhur të dorëzimit. 
- Mbajtja e një mjedisi të pastër dhe të organizuar pune, duke respektuar standardet e sigurisë dhe higjienës. 
- Raportimi i çdo problemi me stoqet ose produkteve te menaxhmenti. Kualifikimet: 
- Përvojë e mëparshme në përgatitjen e porosive ose në punë të ngjashme është përparësi. 
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive. 
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale. 
- Përkushtim dhe etikë në punë. 


Çfarë ofrojmë: 
- Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë. 
- 5 ditë Pune dhe 2 ditë Pushim për të gjithë puntorët 
- Ushqim dhe transport vajtje-ardhje. 
- Sigurim Shëndetësorë. 
- Trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin profesional. 
- Mundësi për avancim brenda kompanisë. 
- Mjedis pune miqësor dhe mbështetës. 


Aplikimi: 
I hapur deri 31.05.2025 
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com. 
apo apliko në linkun e mëposhtëm www.bit.ly/vfsapliko 
ose kontakto në numrin 049 998 442 (E Hënë deri të Premten nga ora 08:00-16:00)

Aplikoni: