Përgjegjës për furnizim me qumësht

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj, Pejë. Pozita e hapur është:

 

PËRGJEGJËS PËR FURNIZIM ME QUMËSHT 

 

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore janë:

  • Negocion për kontrata me furnitorë dhe klient ekzistues dhe të rinj.
  • Koordinon dhe mbikëqyr procesin e mbledhjes së qumështit përmes programeve të logjistikës.
  • Organizon punët ditore për punëtorët nën menaxhimin e tij.
  • Viziton furnitorët sipas planit apo nevojës.
  • Përpilon raporte periodike për kryerjen e punëve të tij tek menaxhmenti.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Fakulteti i bujqësisë, posaçërisht, fakulteti i mjekësisë veterinare, do të konsiderohet përparësi.
  • Preferohet të ketë përvojë pune në industrinë e qumështit.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. 

Afati i fundit për aplikim është data 12 dhjetor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar