Përgjegjës sektori

Bau Market
29 ditë të mbetura

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Përgjegjës sektori në njësinë Bau Market në Pejë:


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Planifikon shitjet dhe blerjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre; 
→ Bën planifikim ditor, javor dhe mujor për arritjen e targeteve të caktuara sipas planit buxhetor; 
→ Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve; 
→ Bën menaxhimin e punëtorëve në sektor, organizimin e punëve dhe ndarjen e përgjegjësive; 
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike; 
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;


Dokumentet e kërkuara:
→ CV 
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë. 
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu 

→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arketar/e)


Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.12.2024. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njerëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer ideat tona për një avancim të përbashkët.

Dërgoni CV: