Përkthyes/e

GSI Translations
18 ditë të mbetura

GSI Translations Zyra në Prishtinë kërkon angazhimin e përkthyesve për një kohëzgjatje të pacaktuar. Përkthyesit do të punojnë si freelancers sipas kërkesave dhe porosive, me mundësi të lidhjes së kontratës të rregullt.


Ne po kërkojmë:

  • Përkthyes/e (gjermanisht / shqip dhe anasjelltas)
  • Përkthyes/e (frëngjisht / shqip dhe anasjelltas)
  • Përkthyes/e (hungarisht / shqip dhe anasjelltas)
  • Përkthyes/e (greqisht / shqip dhe anasjelltas)
  • Përkthyes/e (italisht / shqip dhe anasjelltas)
  • Përkthyes/e (suedisht / shqip dhe anasjelltas)

 

Përkthyesit e kanë për detyrë që të bëjnë përkthimin e materialeve të shkruara dhe të bëjnë përkthime simultane dhe/ose konsekutive në gjuhët e theksuara më lartë. Ata sigurohen që përmbajtja e përkthyer të ketë kuptim dhe të jetë e saktë. Gjatë aktiviteteve të punës, ju do të punoni me individë, institucione publike të Kosovës, donatorë ndërkombëtarë dhe kompani private.

Orari: sipas nevojës (freelance)

Vendi: Në të gjithë Kosovën

Afati i fundit për aplikim: I hapur

 

Përgjegjësitë:

  • Përkthim i saktë dhe korrekt i dokumenteve dhe materialeve tjera
  • Ofrimi i përkthimit simultan dhe/ose konsekutiv në takime dhe ngjarje të tjera të rëndësishme
  • Përkthimi i një variacioni dokumentesh duke përfshirë ato ligjore, biznesore, teknike, shkencore, edukative dhe komerciale
  • Koordinimi i punës me stafin e kompanisë dhe menaxhimi brenda afateve të caktuara kohore, te dhëna me kualitet të lartë të përkthimit

 

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë bachelor në gjuhë të huaj (e dëshiruar) apo në ndonjë drejtim të ngjashëm
  • E preferueshme: minimum 3 vjet përvojë të ngjashme
  • Përvojë pune me saktësi dhe efikasitet në një ambient dinamik
  • Të jeni të rrjedhshëm në gjuhën e shkruar dhe të folur
  • Të gatshëm që të udhëtoni jashtë Kosovës

 

Të interesuarit të dërgojnë një CV (përfshirë referencat për punë të ngjashme) dhe një letër motivuese në këtë email: admir.shala@gsitranslations.com

GSI Translations është një kompani me bazë ndërkombëtare, me seli në Londër dhe zyrë në Kosovë, Maqedoni Veriore, Maltë dhe Rumani.

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel