Depoist, Shofer (kat. B) & Automekanik

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë. Pozitat e hapura janë:

 

DEPOIST (x2)

SHOFER - kategoria B

AUTOMEKANIK

 

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË KËTYRE POZITAVE:

 

DEPOIST

  • Koordinon dhe drejton punën në depo në baza ditore.
  • Është përgjegjës për stokun në depo.
  • Në bashkëpunim me faturistin, çdo fund orari për ditën e nesërme bën ndarjen e pikave për shpërndarjen e produkteve.
  • Koordinon dhe bën lëvizjen e mallrave në hapësirat shitëse.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.

 

SHOFER - kategoria B

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e përcaktuar.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin, si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

 

AUTOMEKANIK

  • Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë.
  • Bën kontrolla të rregullta para daljes së mjeteve në terren.
  • Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimin, testimin, lubrifikimin e automjeteve.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 3 shkurt 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar