Pozita të lira pune

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj. Pozitat e hapura janë:

 

FERIZAJ: AGJENT I SHITJES (x4), SHOFER - kat. B (x2), SHOFER - kat. C (x1)

PRISHTINË: PIRUNIST (x1), NDIHMËS DEPOIST (x5)

PEJË: AUTOMEKANIK (x1)

 

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

 

PIRUNIST

  • Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
  • Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
  • Përgatit porositë e ditës së nesërme, si dhe
  • Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.

 

NDIHMËS DEPOIST

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas. 
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo, si dhe
  • Bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Orari i punës: prej 13:00 deri 21:00.
  • Paga mujore: 400.00€.

 

AUTOMEKANIK

  • Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë.
  • Bën kontrolla të rregullta para daljes së mjeteve në terren.
  • Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimin, testimin, lubrifikimin e automjeteve.

 

AGJENT I SHITJES

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

 

SHOFER (kat. B dhe C)

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës, si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
  • Mirëmban automjetin, si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Për pozitën Agjent i shitjes dhe Shofer kat. B, të ketë patent shofer kategoria B.
  • Për Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 9 qershor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar