Praktikant, Teknik (Serviser)

AZTECH
E skaduar

KONKURS

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. 

AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitat:
 

  • PRAKTIKANT (me pagë të rregullt dhe bonuse), me mundësi punësimi, në servisimin dhe montimin e teknikës së bardhë dhe elektro-shtëpiakeve. (3 Pozita)
  • TEKNIK (SERVISER) i teknikës së bardhë dhe elektro-shtëpiakeve. (2 Pozita)

 

Detyrat dhe përgjegjsitë: 

  • Të kryej servisimet në teren dhe në servis;
  • Të bëjë kontrollimin e pajisjes për të ardhur deri tek diagnostifikimi;
  • Të riparoj apo zëvendësoj pjesët jo operative;
  • Tu jap udhëzime konsumatorëve rreth përdorimit të pajisjeve;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

 

Kualifikimet: 

  • Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin apo ndonjë trajnim relevant;
  • Për serviser të teknikës së bardhë preferohet të këtë eksperiencë pune në fushën e teknikës së bardhë;
  • Të këtë njohuri teknike të pajisjeve të teknikës së bardhë si: lavatriqe, enëlarëse, shporet elektrik / furrë, frigorifer / friz, thithëse elektrike etj.;
  • Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion;
  • Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

 

Ne ofrojmë: 

  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese.


 

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com 

Afati për aplikim deri me datë: 15.04.2023

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve 

Njerëzore.

Shpallja ka skaduar