Praktikant/e Intern në Departamentin e Burimeve Njerëzore

Përmbledhja e detyrave të punës

Asiston në zbatimin e politikave të brendshme duke u fokusuar në arritjen e planit të rekrutimit, administrimin e beneficioneve dhe të drejtave që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi, administrimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionin dhe të dhënat relevante para, gjatë dhe pas punësimit, procesin e largimit respektivisht ndërprerjen e marrëdhënies së punës, administrimin e Vlerësimit të Performancës dhe organizimin e trajnimeve etj.
 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Asiston në zbatimin e planit dhe procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
  • Hulumton kanale të ndryshme të rekrutimit në mënyrë të vazhdueshme me qëllim plotësimin e nevojave sipas planit zhvillimor;
  • Asiston në administrimin e procesit të aplikimeve të kandidatëve, përpilimin dhe publikimin e konkurseve të punës, analizimin e dokumentacionit përkatës, procesin e përzgjedhjes duke përfshirë testimin, intervistimin dhe rekomandimin final për punësim;
  • Asiston në administrimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit dhe të dhënave relevante të punësimit respektivisht dosjet fizike dhe elektronike të punonjësve duke respektuar konfidencalitetin e secilit punonjës;
  • Asiston në zbatimin e politikave dhe procedurave të Burimeve Njerëzore duke respektuar afatet kohore duke përfshirë administrimin e procesit të Vlerësimit të Performancës, organizimin e trajnimeve etj;
  • Asiston në zbatimin e procedurës së largimit respektivisht ndërprerjen e marrëdhënies së punës së punonjësve duke respektuar kontratën e punës dhe legjislacionin në fuqi; 
     

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare relevante (Administrim Biznesi, Menaxhment, Ekonomi), Master në Burime Njerëzore dhe trajnime tjera relevante përbëjnë avantazh;
  • Përvoja si Asistent i Burimeve Njerëzore përbëjnë avantazh;
  • Njohuri të Ligjit të Punës dhe ligjeve tjera relevante;
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Angleze. Njohuria e gjuhës gjermane përbën avantazh;
  • Shkathtësi të punojë në grup por edhe në mënyrë individuale;
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative, aftësi për të prioritizuar, për të menaxhuar me detyra të ndryshme në të njëjtën kohë duke mbajtur përqendrim maksimal në detaje dhe afatet kohore;
  • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorë dhe partnerë;
  • Shkathtësi për të ndërmarrë veprime me vetiniciativë për të zgjidhur, përmirësuar apo për të evituar probleme eventuale në proceset relevante;
  • Njohuri të avancuara në përdorim të  Microsoft Office dhe platformave sociale; Përvoja në përdorim të sistemeve elektronike për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore paraqet avantazh.

Shpallja ka skaduar