Prezantues/e Farmaceutik - Mjekësor

Bipharm
E skaduar

K O N K U R S

Operatori farmaceutik me shumicë Bipharm, me seli në Prishtinë shpallë konkurs për:

Përshkrimi i punës: PREZANTUES/E FARMACEUTIK - MJEKËSOR ( 3 pozita )      

 

1. Prezantues/e farmaceutik – mjekësor/e për gjinekologji në tërë territorin e Kosovës ( 1 pozitë )

2. Prezantues/e farmaceutik – mjekësor/e për regjionin e Prizrenit ( 1 pozitë )

3. Prezantues/e farmaceutik – mjekësor/e për regjionin e Dukagjinit ( 1 pozitë )                                                                                            

Përgjegjësitë:  

  • Të zhvillojë dhe zbatojë planet e marketingut në territorin gjegjës
  • Të krijojë dhe mbajë kontakte personale me barnatore, ordinanca, spitale dhe klinika
  • Të promovojë në mënyrë profesionale produktet e kompanisë
  • Të mbajë regjistra dhe përkthime të punimeve shkencore rreth produkteve të kompanisë
  • Të gjenerojë shitje të produkteve, duke ndjekur ecurinë dhe mbarëvajtjen e tyre në vazhdimësi.
  • Të përcjellë segmentimin dhe rregullat e targetimit për klasifikimin e klientëve në kategoritë përkatëse.
  • Të raportojë në baza të rregullta rreth ecurisë së punës


Kriteret:  

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:  

  • Diplomë universitare: Farmaci ose Mjekësi
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi, planifikimi dhe organizimi
  • Njohuri të tregut të produkteve farmaceutike
  • Njohuri të mira të MS Office (Word, Excel, Powerpoint)
  • Njohuri të gjuhës Angleze  
  • Patentë shoferi të kategorisë B – valide

 

Nëse mendoni se keni aftësi përkatëse, ju lutem dërgoni CV tuaj me përshkrimin “ Konkurs” deri më datë 15.10.2022 në email adresën: bipharm_ks@yahoo.com  

Vetëm personat të cilët i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të merren parasysh dhe do të njoftohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar