NJOFTIM 

PUNË PRAKTIKE PASUNIVERSITARE ME PAGESË NË AUTORITETIN KOSOVAR TË KONKURRENCËS, KOMISIONIN E NDIHMËS SHTETËRORE DHE DEPARTAMENTIN E NDIHMËS SHTETËRORE (MINISTRIA E FINANCAVE, PUNËS DHE TRANSFEREVE) 

Projekti i financuar nga BE-ja "Mbështetje e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore" filloi punën në Prishtinë në 15 Janar 2019. Objektivi i përgjithshëm i Projektit është të mbështesë Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar më tej kapacitetin institucional për të krijuar bazën për standardet e ekonomisë së qëndrueshme në përputhje me acquis të BE-së dhe kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë. Në veçanti, Projekti synon të kontribuojë në drejtim të sigurimit të një mjedisi konkurrues në Kosovë dhe një niveli më të lartë të disiplinës në ndihmën shtetërore për sektorin e biznesit (publik dhe privat) duke rritur dhe forcuar efikasitetin dhe efektivitetin e kapaciteteve administrative në fushat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore dhe sigurimin e përafrimit të legjislacionit në këto fusha si dhe zbatimit të besueshëm në përputhje me legjislacionin e BE-së. 

Projekti po implementohet nga një Konsorcium i udhëhequr nga B&S Europe, me Kosovo Legal Services Company (KLSC) anëtare e konsorciumit. 

Përfituesit kryesorë janë Komisioni i Konkurrencës së Kosovës (KKK), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH), Departamenti i Ndihmës Shtetërore (DNSH) në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe ofruesit e Ndihmës Shtetërore të identifikuar në nivelin qendror (ndër ministritë kryesore) dhe në nivelin lokal (administrata, komunat). 

KLSC në bashkëpunim me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe Departamentin e Ndihmës Shtetërore fton për të aplikuar të sapo diplomuarit për pozicionin e praktikantit për të siguruar mbështetje të stafit për tre autoritetet, për të fituar përvojë pune dhe trajnim në fushat e konkurrencës dhe rregullores së ndihmës shtetërore për të diplomuarit e zgjedhur në Kosovë. 

Sipas këtij Programi të Praktikës, KLSC planifikon të angazhojë 6 praktikantë; nga 2 (dy) në secilin institucion përfitues, AKK, KNSH dhe DNSH për një periudhë deri në 9 muaj duke përfunduar në fund të Marsit 2022. 

Praktikantët e përzgjedhur fillimisht do të trajnohen nga stafi i Projektit, e më pas do t'i caktohen një mbikëqyrësi specifik në organizatën përkatëse dhe do të punojnë për disa ose të gjitha si vijon: 

• Asistim në analizën dhe zhvillimin e rasteve; 

• Kryerjen e hulumtimeve mbi praktikën gjyqësore dhe çështje të tjera siç kërkohen nga organizata përfituese; 

• Organizimin dhe marrjen pjesë në takime / marrja e procesverbalit; 

• Organizimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve; 

• Hartimin e materialeve mediatike; 

• Përditësimin e platformave të mediave sociale; 

• Mbështetjen e aktiviteteve ndërlidhëse ndërmjet organizatës përfituese dhe palëve të interesuara (sektori publik dhe privat).

Kandidatët duhet të kenë këto kualifikime: 

• Diplomë në drejtësi, ekonomi, administratë publike ose një disiplinë tjetër e lidhur me të, e cila është marrë në 5 vitet e fundit; 

• Shkathtësi kompjuterike kompetente;

 • Rrjedhshmëri (e shkruar, me gojë) në anglisht dhe shqip - rrjedhshmëria shtesë e gjuhës serbe do të jetë përparësi; 

• Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi; si me gojë ashtu edhe me shkrim 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin CV-në e tyre në formatin Europass së bashku me një letër motivuese në: jobs@klsc.eu më së voni më 20 qershor 2021, më së largu në ora 17:00, duke treguar qartë në Subjekt: Praktikë për Konkurrencën/ Ndihmën Shtetërore. Letra e motivimit duhet të tregojë, në veçanti, për cilën prej tre organizatave një kandidat është më i interesuar të punojë. 

Për shkak të vëllimit të aplikantëve, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë thirrje telefonike nuk do të pranohet në lidhje me këtë kërkesë. 

Informacion shtesë për kandidatët e interesuar: 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për një intervistë nga një panel i përbashkët që përfaqëson AKK-në, KNSH-në, DNSH-në dhe Projektin

Shpallja ka skaduar